Alarm për bombë në qytetin e Korçës, flet gjyqtari

Shqipëria

Alarm për bombë në qytetin e Korçës, flet gjyqtari

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 16:21
Markelian Kuqo

Gjyqtari Markelian Kuqo deklaron se nuk e di kush e ka bërë këtë dhe është i qetë.

“Jam i qetë. nuk kam asnjë problem. Nuk kam dijeni çfarë ka ndodhur. Telefonata ka ardhur nga grushti kriminal i atdheut tim. Unë nuk kam nevojë për mbrojtje, mbrojtjen e dua nga gazetarët”, tha gjyqtari.

Më herët, Policia tha se, nga një telefonatë, janë njoftuar se në lagjen nr.3, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, në mjetin tip “Benz”, në pronësi të gjyqtarit Markelian Kuqo, i cili ndodhej i parkuar në garazhin e Gjykatës, ishte vendosur një sasi lënde e dyshuar plasëse.

Në vendngjarje, shkuan shërbimet policore të cilat bënë rrethimin dhe sigurimin e zonës.

Pas verifikimit dhe veprimeve të kryera nga Njësia Antieksploziv, në mjet nuk u konstatua sasi plasëse.

Grupi Hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, i cili ka kryer njoftim të rremë në organet e rendit.

Raportohet se telefonata erdhi nga burgu i Drenovës në Korçë.

Markelian Kuqo, është gjyqtari që liroi nga qelia Gert Gjinararin, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen Naim Zyberit, në vitin 1997 në Itali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat