Negociatat/ Ministrat e BE-së nuk pranojnë ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut

Shqipëria

Negociatat/ Ministrat e BE-së nuk pranojnë ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 18:36
Foto Ilustrim

Drafti i Presidencës Finlandeze të Bashkimit Evropian për ndarjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk është pranuar nga ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare, të mbledhur në Luksemburg. Ministrja finlandeze për Çështjet Evropiane, Tytti Tuppurainen, deklaroi se edhe propozimi për ndarjen e dy shteteve ballkanike, në procesin e negociatave, nuk u pranua.

Në konferencën e përbashkët me Johannes Hahn, Komisioner për Zgjerimin, Tuppurainen u shpreh optimiste se një marrëveshje do të arrihet në mbledhjen e së premtes së Këshillit Evropian.

Ministrja finlandeze saktësoi se janë disa shtete të BE-së që hezitojnë për hapjen e negociateve me Tiranën dhe Shkupin, ndërsa një vend, pa përmendur emër, është veçanërisht kundër.

Tytti Tuppurainen shprehu zhgënjimin që Këshilli nuk arriti sot në një vendim unanim për atë që e quajti “lagje të BE-së”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat