Interpoli gazetarit shqiptar: Nesër do të dihet për fatin e Kosovës, se a do të futet në rend dite për votim

Lajme

Interpoli gazetarit shqiptar: Nesër do të dihet për fatin e Kosovës, se a do të futet në rend dite për votim

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 20:40
Ilustrim

Santiago, 14 tetor -Shefat e policisë dhe ekspertët e sigurisë nga e gjithë bota do të mblidhen në Asamblenë e Përgjithshme të 88-të të INTERPOL-it në Kili qe do te nis punimet katerditore (15-18 tetor) ne Santiago për të adresuar një sërë çështjesh globale të sigurisë, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Prishtina i shkruan Interpol-it

Agjenda e seancës së Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit, e cila fillon sot dhe zgjat deri te të Premten, do të marrë në konsideratë kërkesën e Republikes se Kosovës për t’u bashkuar me atë organizatë ndërkombëtare.

Presidenti i Kilit, Sebastián Piñera, hapi zyrtarisht Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL që do të trajtojë kërcënimet e krimit të organizuar aktual dhe të ardhshëm dhe terrorizmit.

Duke mbledhur rreth 900 përfaqësues zyrtarë nga 162 vende, përfshirë më shumë se 70 shefa dhe ministra policie, konferenca katër-ditore (15-18 Tetor) do të diskutojë propozime për të çuar përpara ndihmën teknike dhe operacionale të Organizatës për policinë në mbarë botën.

Ne sesionin e 88-te te Asamblese se Përgithsme po marrin pjese vandet anetare te Interolit, perfshire ketu edhe Shqiperinë, Serbine dhe vendet tjera nga ballkani.

Ndryshe zyrtaret e Interpolit sot i kane deklaruar gazetarit te agjencise se lajmeve “Preshevas Jonë” se neser do te dihet për fatin e Kosovës “Neser do të dihet per fatin per Kosovës, do te hyne ne rendi dite për anetaresim apo jo”. Zyrtaret Nga Prishtina i kane shkruar interpolit ku kerkohet “shtyerjen e votimit per anetarësim te Kosovës ne kete organizate ndekrombëtare”.

“Vetëm pasi Asambleja e Përgjithshme të ketë votuar për të miratuar rendin e ditës, ne mund të konfirmojmë se cilat artikuj do të diskutohen. Kjo sigurisht do te dihet neser.. ” ka deklaruar sot për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” zonja R.B, zyrtare e larte e Interpolit qe po ndjek punimet e AP ne Santiago.

Sekretariati i Përgjithshëm i INTERPOL-it mund të konfirmojë se një kërkesë e re për anëtarësim është marrë nga Kosova (“The INTERPOL General Secretariat can confirm that a new application for membership has been received from Kosovo.”). Ky lajm ju eshte konfirmuar para shtate muajsh zyrtaret nga Interpoli agjencise së lajmeve “Presheva Jonë”.

Ne dite e pare te punimeve të Asamblene e Përjgithshme te Interpolit ne Santiago eshte pare Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Brendshëm, Nebojsa Stefanovic. Ai ka falënderoi, pak minuta para fillimit të seancës së Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit në Kili, gjithë ata siq u shpreh ai “që respektojnë integritetin territorial të Serbisë, perfshire ketu edhe Kosovën”

Presidenti kilian Piñera ne vazhdim ka thëne se “Krimi po ndryshon dhe po evoluon vazhdimisht. Ne duhet të forcojmë luftën tonë kundër krimit, një luftë e cila nuk mund të braktiset kurrë. Ne të gjithë jemi krenarë të besojmë në INTERPOL si një organizatë që bashkon të gjitha vendet për të luftuar krimin e organizuar dhe terrorizmin.”

Kurse Presidenti i INTERPOL-it, Kim Jong Yang u tha delegatëve, “Besimi është malli ynë më i vlefshëm. Theshtë toka nga e cila mund të rritet bashkëpunimi, në mënyrë që zbatimi i ligjit në të gjithë botën të mund të korrë përfitimet.

Për të adresuar peizazhin e kërcënimit vazhdimisht në ndryshim, Sekretari i Përgjithshëm Stock tha që një INTERPOL i fortë dhe neutral ishte më thelbësor se kurrë.

“Rrjeti i INTERPOL është një sistem global paralajmërues i hershëm për të siguruar që të arratisurit nuk mund t’i shmangen drejtësisë.

Sekretari i Përgjithshëm Stock tregoi për statistikat kryesore në demonstrimin e rëndësisë dhe përdorimit të INTERPOL që nga viti 2014: Shkëmbyen 82 milion mesazhe
120 përqind rritje e goditjeve ndaj bazës së të dhënave INTERPOL një rritje në profilet e luftëtarëve të huaj terroristë nga pak nën 1.000 në rreth 50,000. Janë identifikuar 12374 viktima të abuzimit seksual të fëmijëve. Përveç përcaktimit të rendit të ditës dhe buxhetit të INTERPOL, Asambleja e Përgjithshme do të votojë edhe për riemërimin e Z. Stock si kryetar i Organizatës për një mandat të dytë dhe pesë-vjeçar.

Ju perkujotjme se vbitine kaluar ne Dubai ka ndadhur një luftë të vërtetë e lobimit pro dhe kunder anetaresimit te Kosovës ne Interpol midis dy palëve. Lobimit dhe proganden e eger serbe kunder anetaresimit te Kosovës ne Interpol, Serbia e pagoi shrenjt ku qeveria kosovare i vuri taska 100% mallrave serbe. Kjo takse e Prishtines zyrtare len te shifet me 15-18 tetor ne samitin e Interpoli-it ne Santiago, se Serbia a ka mbledhur mend a jo.

Por duket se edhe kesaj radhe Beogradi do te kete “suksese” meqe sivjet anetaresimi i Kosoves edhe sikur te jete ne agjende, nuk eshte as vendi a momenti i duhur. U tha se vendi nuk eshte i duhur, mqe dihet Kili nuk e ka njohur Kosoven si shtet dhe se momenti jo i duhur meqe aktualisht Kosova ka edhe ska qeveri pas zgjedhjeve te papritura ne Kosovë, ku duket auoritetet kosovare nuk din kah t’ia mbanin, me fushatat e tyre, te lobonin per Kosoven ne Interpol apo per te mbledhur vota, dikush per te qene pjese e qeverise e dikush luftoi madje dhe per te kaluar pragun, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat