Vrasja në Kavajë, gazetarja jep detaje të reja: Ja si po hetohet ngjarja

Shqipëria

Vrasja në Kavajë, gazetarja jep detaje të reja: Ja si po hetohet ngjarja

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 23:23
Emisioni Opinion

Vrasja e ndodhur në Kavajë, vazhdon të ketë plot mistere.

Gazetarja Klodiana Lala, këtë të martë në emisionin Opinion ka dhënë disa detaje, e sipas saj vrasja nuk po hetohet më si krim pasioni.

“Në momentet e para u dyshua shumë për një krim pasioni. Tashmë nuk diskutohet më për një krim pasioni, prokuroria po thellon hetimin për trafikun e drogës. Marsida Qatja është aktualisht nën hetim për një vepër tjetër penale, për mashtrim.

Kjo ngjarje ka shumë pikëpyetje, nuk kemi një krim të kryer në kushtet e vetëmbrojtjes. Dritan Haxholli nuk ka vajtur në banesë pa një thirrje, duket sikur është thirrur, ka rënë në një kurth.

Në momentin që Dritan Haxholli ka shkuar në banesë, ka patur informacion edhe është sinjalizuar policia. Ai ishte një person në kërkim, policisë i është thënë që një person i armatosur është duke lëvizur në lagjen numër dy të qytetit të Kavajës, policia ka reaguar pas ngjarjes së rëndë”, tha gazetarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat