Arta Dade: Rama duhet të kishte ikur prej kohësh nga PS

Shqipëria

Arta Dade: Rama duhet të kishte ikur prej kohësh nga PS

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 23:47
Arta Dade

Ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade e ftuar në emisionin “Tempora”  deklaron se kryeministri Edi Rama duhet të ishte larguar më parë nga partia socialiste.

Dade: Përgjegjësite më te mëdha bien mbi mazhorancën. Dhe përgjegjësia më e madhe bie mbi drejtuesin e saj për të cilën prej një viti kam shprehur rezervat e mia. Nëse vërtetë do të mendonte si një europianist ashtu siç vetëprezantohet, duhet të kishte ikur prej kohësh në mënyrë që t'i hapte rrugë proceseve të tjera brenda partisë socialiste.

Dade: Në mënyrë që qeveria të drejtohej nga njerëz me vizion që realisht të qartë për Bashkimin Europian dhe së pari me njerëz që kanë substancë në atë që bëjnë duke i çuar gjërat deri në fund. Për fat të keq një numër reformash që duhet të ishin bërë në mandatin e parë, unë gjykoj që nuk janë çuar deri në fund. Një shëmbull është reforma territoriale e cila nuk ka dhënë produktet që ishin konceptuar në fillim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat