Takimi me Conten, Basha: Nuk mund të lejojmë më që të na sundojë krimi dhe paligjshmëria

Shqipëria

Takimi me Conten, Basha: Nuk mund të lejojmë më që të na sundojë krimi dhe paligjshmëria

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 09:34
Giuseppe Conte takoi edhe kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Krahas Ilir Metës dhe Edi Ramës, kryeministri i Republikës së Italisë, Giuseppe Conte takoi edhe kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në një status të pak minutave më parë në Facebook, bashkëngjitur një fotoje të dyshes Conte-Basha, ky i fudnit shkruan:

“Gjatë takimit me Kryeministrin e Italisë, Z. Giuseppe Conte, e falenderova për kontributin që vendi i tij ka dhënë veçanërisht në luftën ndaj krimit, lëndëve narkotike dhe sigurisë për vendin tonë.

Nuk mund të lejojmë më që të na sundojë krimi dhe paligjshmëria. Nuk mund të lejojmë më që për shkak të një njeriu, të izolohet një vend i tërë! Koha për ndryshim!”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat