Grusht në Kadastrën e Tropojës, policia jep detajet e para

Shqipëria

Grusht në Kadastrën e Tropojës, policia jep detajet e para

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 11:46
Foto ilustrim

Dhunë e grushte në Kadastrën e Tropojës. Arrestohet nga Policia një shtetas për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë, arrestuan në flagrancë shtetasin A.Gj., 63 vjeç, banues në fshatin Llugaj.

Arrestimi i tij u bë pasi për shkak të detyrës ka goditur me grushta përgjegjësin e Zyrës së Kadastrës Tropojë, shtetasin B.L.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat