Ambasadori britanik: Ne po ikim nga BE, por Shqipërisë duhet t’i hapen negociatat

Shqipëria

Ambasadori britanik: Ne po ikim nga BE, por Shqipërisë duhet t’i hapen negociatat

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 13:11
Duncan Norman

Ambasadori i Britanisë së Madhe në vendin tonë, Duncan Norman shprehet se vendi i tij do të japë vlerësim pozitiv për çeljen e negociatave për Shqipërinë.

Duke folur nga Kukësi në një aktivitet ku ishte i pranishëm ditën e sotme, ai iu përgjigj interesit të mediave kur tha se Britania do të jetë në anën e Shqipërisë në ditën kur do të diskutohet për çeljen e negociatave.

Ai tha se Britania do të largohet nga BE-ja por shtoi se anëtarësimi i Shqipërisë në familjen Europiane është një gjë e mirë.

“Britania do të largohet nga BE-ja, por deri tani dhe sigurisht që e kemi një votë, pozicioni ynë është sado që Shqipëria ka ende shumë punë për të bërë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit por ne mendojmë është një gjë e mirë për anëtarësimin. Sigurisht që në këtë moment nuk kemi ndonjë zë të fortë por jemi pro me zë të qetë dhe të ulët”, tha Norman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat