Raporti i Venecias për Metën/ Balla flet për hapat që do ndiqen: Fjalën përfundimtare do ta thotë …

Shqipëria

Raporti i Venecias për Metën/ Balla flet për hapat që do ndiqen: Fjalën përfundimtare do ta thotë …

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 13:13
Taulant Balla

Pak dite pasi Komisioni i Venecias beri publik raportin final në lidhje me presidentin Ilir Meta, pas kerkeses se komisionit hetimor ngritur nga maxhoranca per shkarkimin e tij, kreu i grupit parlamentar te PS-se, Taulant Balla, tregon hapat qe do te ndiqen me tej. 

Ne nje deklarate per mediat nga Kryesia e Kuvendit, Balla, vlerësoi raporton e Venecias dhe u ktheu përgjigje deklaratave të bera nga opozita dhe vete presidenti se ‘Venecia ndryshoi opinionin’.

“Më lejoni t’i kujtoj edhe Presidentit edhe kujtdo tjetër në vend se opinionet e Venecias jepen mbi bazën e kërkesës së institucionit që ka tagër për tju drejtuar komisionit”- tha Balla.

Ai numeroi gjithe konkluzionet e dhena nga Venecia, sipas te cilave, presindeti ka shkelur kushtetuten, pasi nuk mund te beje anulimin e zgjedhjeve.

Pyetur se si do te veprohet me tej, dhe kush do ta thote fjalen e fundit, a do te shkarkohet apo jo presidenti, Balla ka dhene kete pergjigje:

“Kuvendi është një prej hallkave në proces, Kushtetuesja është ajo që thotë fjalën përfundimtare. Padyshim opinioni i Venecias ka konkluduar se kemi të bëjmë me shkelje të kushteutës ne veprimin e Presidentit, Kuvendi sic thote edhe Venecia, do të vlerësojë nëse shkelja është e rëndë sipas nenit 90 e më pas vlerësimin e saj e bën vetëm kushtetuesja”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat