Rama niset drejt Brukselit, me shpresën se Franca do të bindet , “nuk jam as pesimist, as optimist”

Shqipëria

Rama niset drejt Brukselit, me shpresën se Franca do të bindet , “nuk jam as pesimist, as optimist”

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 13:21
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, para se t’i hipte sot avionit, për t’u nisur drejt Brukselit, ku ai do të ketë takimet e fundit për çeljen e negociatave, foli përmes një videomesazhi, në Facebook.

Tre ditë para se merret vendimi i Samitit të BE-së më 18 tetor, Rama tha sot se, "nuk jam optimist dhe as pesimist".

Rama shtoi se Gjermania dhe personalisht kancelarja Merkel janë të përkushtuar këto ditë për të bindur Macron, ndërsa shprehu bindjen se vendi ynë dhe Maqedonia e Veriut, i kanë bërë detyrat e tyre, dhe nga ana tjetër është Europa që duhet të mbajë premtimin, apo të bëj detyrën e saj, për të marrë vendimin pozitiv. Ai tha se Shqipëria sot është në pozitë të favorshme, ndërsa Europa ka problemet e saj të brendshme.

Sakaq, po sot Macron dhe Merkel do të takohen në Toluzë të Francës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat