Meta takon princin e Monakos: Të vendosur për intensifikimin e marrëdhënieve

Shqipëria

Meta takon princin e Monakos: Të vendosur për intensifikimin e marrëdhënieve

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 14:34
Ilir Meta dhe Princit Albert II

Presidenti i vendit Ilir Meta ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Principatën e Monakos me ftesë të Princit Albert II.

Në një status në facebbok Meta ka ndarë edhe detaje nga takimi: “Takim mjaft konstruktiv për identifikimin e potencialeve të shumta, në funksion të forcimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes reciprok”.

Postimi i Metës

Nder dhe kënaqësi e veçantë të pritesha sot nga Lartësia e Tij e Përndritur, Alberti II, Princi i Monakos.

Takim mjaft konstruktiv për identifikimin e potencialeve të shumta, në funksion të forcimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes reciprok.

Shqipëria dhe Principata e Monakos të vendosura për intensifikimin e marrëdhënieve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat