100 shqiptarë riatdhesohen, nuk u pranuan në Francë, Belgjikë dhe Gjermani

Shqipëria

100 shqiptarë riatdhesohen, nuk u pranuan në Francë, Belgjikë dhe Gjermani

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 17:15
Foto

100 shtetas shqiptarë janë riatdhesuar sot, nga të cilët 43 nga Franca, 5 nga Belgjika dhe 52 nga Gjermania.

Operacioni u zhvillua në kuadër të procesit të riatdhesimit për shtetasit shqiptarë në situatë të parregullt qëndrimi në territorin francez, belg e gjerman, si edhe për persona apo familje, të cilëve u është refuzuar azili, u zhvillua një operacion riatdhesimi, në bashkëpunim me Frontex-in.

Këta janë individë, të cilët kanë vendim për dalje nga territori francez, belg e gjerman, për shkelje të rregullave të lëvizjes në zonën Schengen.

Policia e Shtetit edhe njëherë apelon për të gjithë shtetasit shqiptarë që të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen dhe mos të bëjnë përpjekje apo shpenzime duke rënë pre e mashtrimeve  për të përfituar azil, pasi shanset për azil janë zero.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat