Një aksident ka ndodhur në aksin Milot-Fushë Krujë, ku mësohet se një person ka humbur jetë.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Fushë Kuqes”.
Njoftimi i Policisë
Kurbin / Informacion paraprak
Rreth orës 18:30, në aksin rrugor Milot – Fushë Krujë, në vendin e quajtur ” Kryqëzimi i Fushë Kuqes”, është aksidentuar nga një mjet , shtetasi këmbësor M.Ll. rreth 55 vjeç, banues në Kurbin i cili ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe kapjen e autorit.