IKMT në aksion për prishjen e ndërtesave, Policia dhe FNSH rrethojnë Shkozën

Shqipëria

IKMT në aksion për prishjen e ndërtesave, Policia dhe FNSH rrethojnë Shkozën

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 07:59
Ilustrim

Vijon prej ditës së djeshme aksioni për prishjen e banesave në Shkozë, për t’i hapur rrugë projektit të Unazës së Madhe.

Forca të shumta policie, mbështetur dhe nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, kanë mbërritur në Shkozë, që në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte, dhe kanë rrethuar disa prej banesave që pritet të prishen nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.

Ndërkohë, Partie Demokratike njofton se te vendi i ngjarjes ka ardhur edhe ish-deputeti Aldo Bumçi, që pritet t’iu vijë në ndihmë banorëve.

Të mërkurën u rrafshua vetëm njëra, ndërsa banorët janë të frikësuar për atë që do të ndodhë me shtëpitë e tyre.

Ashtu si një ditë më parë, edhe sot priten përplasje të forta mes banorëve dhe forcave të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat