Policia rrethon banesat që do prishen në Shkozë, Bumçi u shkon në mbështetje

Shqipëria

Policia rrethon banesat që do prishen në Shkozë, Bumçi u shkon në mbështetje

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 08:11
Foto

Forca të shumta policie kanë rrethuar disa nga banesat që do të prishen nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.

Drejt Shkozës është nisur edhe ish-deputeti demokrat Aldo Bumçi.

Situata vijon të jetë e tensionuar në zonën e Shkozës, prej ditësh, teksa pritet prishja e ndërtesave.

Kjo pasi IKMT ka njoftuar për t'u shembur disa nga banesat në kuadër të projektit të Unazës Lindore të kryeqytetit.

Të mërkurën u rrafshua vetëm njëra, ndërsa banorët janë të frikësuar për atë që do të ndodhë me shtëpitë e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat