Prishjet e banesave në Shkozë, Bumçi: Kafshëri! Kjo qeveri s'ka lidhje me Evropën

Shqipëria

Prishjet e banesave në Shkozë, Bumçi: Kafshëri! Kjo qeveri s'ka lidhje me Evropën

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 08:42
Aldo Bumçi

Ish-deputeti i PD, Aldo Bumçi thotë se ajo që po ndodh me banesat në Shkozë është një kafshëri. Nga Shkoza, ku opozita është në mbështetje të banorëve, Bumçi thotë se kjo qeveri nuk ka lidhje me Evropën.

Ish-deputeti tha se qeveria nuk mund t'i nxjerrë jashtë banorët pa i dëmshpërblyer.

"Kjo që po ndodh - tha Bumçi- bëhet vetëm në diktaturë"

Aldo Bumçi: Kemi 3 shtëpi qe kanë legalizim dhe dy të tjerë nuk kanë. Legalizimin e bën shteti, po të prishi shtëpinë do të japë ose shtëpi ose lekë.

Banorët kërkojnë minimalen, të kenë mundësi të fusin kokën diku tjetër. Në asnjë vend të botës nuk nxirret qytetari në mes të 4 rrugëve

Kjo sjellje e kësaj qeverie çfarë lidhje ka me Evropën? Kjo është një kafshëri që ndodh ditën për diell.

Shanset në bazë të konventës evropiane të të drejtave të njeriut kanë 100%, por ky njeri nuk do. Jep 20 mln euro për 1 km rrugë dhe nuk dëmshpërblen. Nuk mund të prishet shtëpia pa dhënë lekë.

Ky njeri nuk pyet për pronën, për të drejtën themelore. Është kjo kafshëri në mes të Evropës. Kjo gjë nuk ndodh në asnjë vend.

Duhet të ngrihemi, të shkojmë para kryeministrisë dhe ta largojmë që aty.

Ka qenë kryeministër, Fatos Nano, Majko, Meta dhe nuk janë prishur shtëpi. Kjo është diktaturë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat