Cakaj jetëson projektin për digjitalizimin e arkivave të MEPJ-së

Shqipëria

Cakaj jetëson projektin për digjitalizimin e arkivave të MEPJ-së

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 13:26
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj është takuar me Victoria Nuland, ish Ndihmës Sekretare e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euro Azisë në administratën e Presidentit Obama dhe Michael Granoff, Kryetar i Bordit të Fondacionit Shqiptaro – Amerikan për Zhvillim.

Cakaj e ka bërë këtë të ditur përmes një postimi në Facebook ku ka thënë se me AADF kemi jetësuar projektin YPSILON përmes të cilit do të digjitalizohet gjithë dokumentacioni historik e arkiva e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ja postimi i Cakaj:

Një bashkëbisedim i frytshëm me dy miq të pakursyer të Shqipërisë, Victoria Nuland, ish Ndihmës Sekretare e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euro Azisë në administratën e Presidentit Obama dhe Michael Granoff, Kryetar i Bordit të Fondacionit Shqiptaro – Amerikan për Zhvillim (AADF).

Me AADF kemi jetësuar projektin YPSILON përmes të cilit do të digjitalizohet gjithë dokumentacioni historik e arkiva e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Digjitalizimi i pasurive arkivore të MEPJ-së do lehtësojë qasjen e shtojë vetëdijen për historinë e diplomacisë shqiptare në përgjithësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat