Tregu i patates/ Librazhd, prodhimi i njohur i Stëblevës grumbullohet në fshat

Shqipëria

Tregu i patates/ Librazhd, prodhimi i njohur i Stëblevës grumbullohet në fshat

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 13:33
Foto

Rreth 1 mijë kuintalë patate prodhon çdo vit Stëbleva e Librazhdit ndërsa duket se tregu po shkon drejt përmirësimit edhe pse ende ka shumë punë për të bërë në këtë drejtim.

Fermerët tashmë ndodhen në fazën e mbledhjes së prodhimit ndërsa tregtarët e grumbullojnë atë direkt në fshat.

Patatja e Stëblevës është e njohur në treg për cilësinë e saj dhe kjo falë praktikës së fermerëve për ta lënë pataten në tokë rreth 5 muaj. Po ashtu heqja e tarifës doganore për farën e patates duket se ka sjellë lehtësime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat