Pas rreth 7 muajsh me opozitën e re në Parlament ka ndodhur përplasja e parë në Kuvend.
Seancën e sotme, deputeti i grupit të pavarur Ralf Gjoni është "përplasur" me zv/kryeministrin, Erjon Braçe për investimet e huaja.
Deputeti Gjoni kërkoi të replikonte me Braçen, ndërkohë që fjalën e kishte deputeti Eduard Shalsi.
Drejtuesja e seancës, Vasilika Hysi ndërpreu seancën për disa minuta.