Shehi, Ramës: Dielli ka lindur dhe kur u pushtua Shqipëria, edhe në diktaturën e Enver Hoxhës

Shqipëria

Shehi, Ramës: Dielli ka lindur dhe kur u pushtua Shqipëria, edhe në diktaturën e Enver Hoxhës

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 21:31
Dashamir Shehi

Presidenti francez Macron ngriti si shqetësim azilkërkuesit  shqiptarë për të justifikuar një përgjigje negative për negociat.

"Si tua shpjegoj ubnë francezëve që Shqipëria është vendi i dytë i dytë për azilantë, ndërkohë që ne u kemi liberalizuar vizat" tha ai.

Në këtë qëndrim i jep të drejtë dhe Dashamir Shehi, duke u shprehur në RTV Ora se pikërisht këto çështje të brendshme të vendit tonë janë pengesë kryesore për integrimin dhe jo politika e BE-së për zgjerimin siç pretendon qeveria.

Shehi: Nuk ka faj, ky është një shtet që po i ikin shtetasit e vet sepse kaq keq jetohet këtu. Po të ishte për çështje zgjerimi do të na kishin futur 100 herë se si të ishim brenda, si jashtë, për zgjerimin europian ne jemi një hiç, një kokërr shumë e vogël. Por të futësh brenda njerëz që kanë kaq shumë probleme i vë përpara dyshimeve permanente. Qeveria është e vetmja që nuk do të paguajë, e vetmja që nuk mban përgjegjësi, e vetmja që thotë dielli do të lindë prapë.Praktikisht është një i marrë që nuk e kupton se në çfarë realiteti jeton. Dielli ka lindur edhe kur është pushtuar Shqipëria, me 8 mars ka lind dielli këtu por u pushtua. Edhe në kohën e Enver Hoxhës lindte dielli. Ky është fare jashtë realitetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat