Sejamini: Lojë strategjike me negociatat. Bushati: Rama gënjen, nuk tregon anën tjetër të medaljes

Shqipëria

Sejamini: Lojë strategjike me negociatat. Bushati: Rama gënjen, nuk tregon anën tjetër të medaljes

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 00:26
Sejamini dhe Bushati

Me tone të ashpra foli analisti Andi Bushati kundër Qeverisë për çështjen e negociatave. Sipas Bushatit, Franca kërkon reformim të Bashkimit Europian, por kjo është njëra anë e medaljes.

“Rama gënjen, nuk e tregon anën tjetër të medaljes. Ka një sëri dështimi të Qeverisë që në 2013. Në 2016 kur na u dhanë 7 kushte, kush i mban mend, Macron atëhere nuk ishte fare në politikë.

Në 2017 ishte Holanda që kërkoi heqjen e vizave, por pastaj doli ambasadorja e  Shqipërisë në Holandë, të cilën Rama e dekoroi më vonë, doli duke thënë që nuk duhet të shqetësohemi se është vetëm një aludim i mediave.

Dua të them që ka vite që na është thënë se nuk jemi në rrugën e duhur, por ne nuk kemi ditur t’i marrim siç duhet ato sinjale”, tha Bushati në emisionin “Open”.

Ndërsa analisti tjetër në studio, Neritan Sejamini tha se si Bashkimi Europian ashtu edhe Shqipëria po luajnë strategjikisht me negociatat.

“Bashkimi Europian ka problemet e tij dhe po jemi dakort. Nuk do që t’i hapë negociatat dhe luan strategjikisht duke na i shtyrë. Pra  ata sduan të na mërzisin dhe e shtyjnë procesin në çdo kohë. Edhe Shqipëria luan strategjikisht duke thënë se negociatat nuk hapen sepse BE ka problemet e saj. Por ajo që duhet të theksoj është se ka një arrogancë të madhe të qeverisë për këtë çështje. Nuk shikon nga vetja por u hedh fajin të tjerëve”, deklaroi Sejamini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat