Macron: Si tu them francezëve se do hapim negociatat me Shqipërinë, kur çdo ditë vijnë azilkërkues

Shqipëria

Macron: Si tu them francezëve se do hapim negociatat me Shqipërinë, kur çdo ditë vijnë azilkërkues

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 15:30
Macron

Nga Brukseli Presidenti i Francës, Emmanuel Macron foli për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Macron i qëndroi idesë së tij se përparimet e bëra nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk mjaftojnë për të hapur negociatat.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor po ndërmarrin shumë reforma. Dua të përgëzoj sidomos Maqedoninë Veriore për arritjen e një marrëveshjeje me Greqinë për çështjen e emrit.

Përparimet janë bërë, por ato nuk janë të mjaftueshme. Ka probleme të jashtëzakonshme sidomos me çështjen e emigracionit të paligjshëm”, tha Macron.

Macron tha se diskutimi ka qenë i frytshëm dhe kjo e ka ndihmuar atë  për të kuptuar gjendjen e vërtetë në këto dy vende të Ballkanit Perëndimor. Por e rëndësishme tha ai, është reforma brenda BE.

“Kryesore është reforma brenda nesh. Pra duhet reformë përpara se të hapim derën e anëtarësimit për vendet e tjera”, deklaroi Macron.

Sipas tij është e vështirë që tu tregojmë francezëve se do të hapim negociatat me Shqipërinë, një vend i origjinës së sigurt, por që ka probleme me azilkërkuesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat