Rama: Vendimi kundër çeljes së negociatave me BE-në, përplasje në mes të mëdhenjve

Shqipëria

Rama: Vendimi kundër çeljes së negociatave me BE-në, përplasje në mes të mëdhenjve

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 17:45
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama duke komentuar mos arritjen e dakordësisë mes udhëheqësve të vendeve të BE për hapjen e negociatave me Shqipërinë, ka thënë se kjo është një përplasje në mes të mëdhenjve dhe një lojë në mes interesash ku ndikimi është minimal.

Sipas tij, përgjegjësi është e brendshme e Bashkimit Evropian, ndërsa premtoi se duhet të vazhdohet rruga që është nisur për Shqipërinë Evropiane.

“Maqedonia ka 14 vjet që pret të qel negociatat, merr sinjalet pozitive dhe nuk merr asnjëherë po. E detyruan të ndërroj emrin, çka mund të bëjnë ata më shumë, dhe ja ku jemi por u ndodhën në mes një përplasje të madhe në mes Francës dhe Gjermanisë, dhe mekanizmi është i tillë që një vend është për po e tjetri jo”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat