Demalia: Klima e protestave të opozitës, si kënga e kukuvajkës

Shqipëria

Demalia: Klima e protestave të opozitës, si kënga e kukuvajkës

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 21:02
Ilir Demalia 

Për analistin Ilir Demalia “klima e protestave të opozitës është bërë si këngë e kukuvajkës”. 

Kështu u shpreh ai në një intervistë për RTV Ora, ndërsa ishte duke komentuar vendimin për mos’hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në.

Demalia tha se opozita më parë duhet të rindërtojë vetëveten.

Beti Njuma: Në këto momente çfarë duhet të bëjë opozita shqiptare? Duhet të rinisë me atë skenar që e ka pasur në sirtar gjatë këtyre muajve të verës dhe deri tani që u mor vendimi për çeljen ose jo të negociatave? Duhet të rinisë stina e protestave përsëri si e vetmja mënyrë siç thotë opozita për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës?

Ilir Demalia: Jam dakord, por a e realizon këtë opozita? Se kjo klima e protestave të opozitës është bërë si kënga e kukuvajkës. Opozita duhet të rindërtojë vetëvetën. Pikërisht, problemi më i madh në Shqipëri është humbja e besimit dhe e kualiteteve të klasës politike në përgjithësi. Le ta rrëzojë, çfarëdo të jetë zgjidhja dhe duhet rrëzuar. Unë jam për ndryshim. Por a mundet kjo opozitë sinqerisht? Sepse ajo priti shtatorin, le ta fillojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat