Apeli i 8-vjeçares: Ndihmoni shoqen time të varfër, i jap bukën time në pushim të gjatë

Shqipëria

Apeli i 8-vjeçares: Ndihmoni shoqen time të varfër, i jap bukën time në pushim të gjatë

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 07:39
Amina

Nëse mendojmë se bota e fëmijëve janë vetëm lodrat gabohemi. Ata mendojnë për bashkëmoshataret e tyre.

Amina në Fier, vetëm 8 vjeç i është drejtuar emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” në News24 me lutjen që të ndihmohet shoqja e saj e shkollës.

“Mua më quajnë Amina, jam tetë vjeçe, kam tre vite në këtë shkollë, ka ardhur një nxënëse e re. Nuk e dija që Namikja ishte e varfër, dukej si pa qejf dhe se mësuesja i ka dhënë bukë me vete. Ajo mund të ketë vështirësi se është e rraskapitur, nuk ha bukë. Babi na jep lekë nuk ia kthej kursimet, kur më pyet i them se kam një shoqe në klasë që nuk ka mundësi, nuk ka para, në pushim të gjatë unë i kam blerë ushqim. I kam dhënë gjithmonë ushqimin tim, gjithmonë i kam dhënë bukën time në pushim të gjatë, jemi miqësuar shumë. Kemi blerë ushqime për të, ia kemi çuar në shtëpi. Dua që shqiptarët ta ndihmojnë pak nga pak, më vjen keq për shoqen time dhe unë do ta ndihmoj”, thotë vogëlushja teksa kërkon ndihmë për shoqen e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat