Rama: Çështja e negociatave, nuk është dështim i Shqipërisë

Shqipëria

Rama: Çështja e negociatave, nuk është dështim i Shqipërisë

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 09:14
Edi Rama

Votën “Jo” të Këshillit Europian, Edi Rama në konferencën për shtyp pak orë pas vendimit, e lexon si dëshmi të përplasjes së të mëdhenjve në kurriz të vegjëlve, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Deklaratat e Presidentit francez Emmanuel Macron i sheh si faktin më domethënës se gjithçka lidhet me politikën e brendshme të vendeve anëtare të unionit.

Qasjen e Macron që kërkon reformim të familjes europiane përpara zgjerimit e respekton, por kërkon që nëse e ardhmja e këtij unioni nuk kërkon anëtarë të rinj kjo të thuhet shkoqur.

Ironizon kur pyetet nëse Maqedonia e Veriut u penalizua prej Shqipërisë.

Ironizon dhe qëndrimin e opozitës se faji për mos hapjen e negociatave është i qeverisë.

Por a e ka në planet e tij Rama dorëheqjen apo një mocion besimi në parlament?

Pavarësisht vendimit negativ të Këshillit që për herë të parë nuk doli me një dokument të shkruar për perspektivën e dy vendeve aspirante, Rama përsërit se Shqipëria do vazhdojë në rrugën e reformave. Një prej të cilave dhe ajo zgjedhore që është i bindur që do të ndahet në dy faza dhe faza e parë rekomandimet e OSBE-ODIHR do të mbyllet brenda dhjetorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat