Braçe irritohet me Macron: I bëjmë ne punët tuaja, madje duke u keqpaguar

Shqipëria

Braçe irritohet me Macron: I bëjmë ne punët tuaja, madje duke u keqpaguar

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 09:16
Erjon Braçe

Zv/kryeministri Erjon Braçe ka reaguar pas dështimit të hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian dhe një pjesë të mesazhit të tij ia drejton presidentit të Francës, Emmanuel Macron. Braçe thekson se kush pretendon se i njeh shqiptarët prej azilantëve, atëherë nuk i njeh hiç.

Braçe i kërkon Macron që të hedhë sytë nga tregu i punës në Francë, ku janë shqiptarët që bëjnë punët e francezëve, madje, sipas zv.kryeministrit, edhe duke u keqpaguar dhe diskriminuar.

“Duhet te hedhë sytë nga tregu i tij i punës, me siguri duhet ta dijë se nuk është çështje burokratike vizash, por oferte në atë treg; i bëjmë ne punët tuaja, madje më të rënat, madje duke u keqpaguar e diskriminuar! Të paktën t’i njihni shqiptarët si punëtorë”, shkruan Braçe.

Erjon Braçe falenderon edhe kancelaren gjermane, Angela Merkel, e cila, sipas tij, “e njeh historinë tonë te dhimbshme prej 1400-tës”.

Reagimi i plotë

Faleminderit shumë për gjithçka, gjithçka, gjithçka,

zonja Merkel, kancelare e Gjermanisë!

Faleminderit shumë që njeh historinë tonë te dhimbshme prej 1400-tës,

aspiratën tonë evropiane, te përjetshme,

ja dëshmon kujtdo që s’na njeh,

zoti Conte, kryeministër i Italisë!

Faleminderit shumë për ndihmën, mbështetjen, kursin e reformave, vlerësimin dhe gjykimin e drejtë e të ndershëm, zoti Tusk, president i Komisionit Evropian!

Faleminderit shumë për vizionin e qartë politik për Evropën e sotme e të nesërme, ndarë me ne e për ne,

zoti Sassoli, president i Parlamemtit Evropian!

Ju jemi mirënjohës pa fund!

Ju na njihni, vlerësoni e gjykoni!

Kush pretendon se na njeh prej “azilantëve”, gjykon me bezdi

qënie humane thjesht si problem për çështje te politikës së brendshme,

nuk na njeh hiç;

duhet te hedhë sytë nga tregu i tij i punës, me siguri duhet ta dijë se nuk është çështje burokratike vizash,

por oferte në atë treg;

I BEJME NE PUNET TUAJA,

MADJE ME TE RENDAT,

MADJE DUKE U KEQPAGUAR E DISKRIMINUAR!

Të paktën ti njihni shqiptarët si punëtorë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat