Familjarët e të vrarëve në Siri: Të kthehen trupat e të afërmve

Shqipëria

Familjarët e të vrarëve në Siri: Të kthehen trupat e të afërmve

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 17:11
Ervis Alinjit

Familjarët e viktimave nga Pogradeci, që u vranë duke luftuar për ISIS në Siri kërkojnë rikthimin e trupave ne atdhe. Prej vitesh nuk ka informacion as për të afërmit e tyre që kanë mbetur gjallë në kampet e Sirisë. Fshati Leshnicë, në vitin 2013 u kthye në qendrën kryesore të rekrutimit të të rinjve nga Pogradeci si luftëtarë për ISIS.

Familjarët e personave nga Pogradeci që u vranë duke luftuar për ISIS në Siri kërkojnë rikthimin e trupave në atdhe. Prej vitesh nuk ka informacion as për të afërmit e tyre që kanë mbetur gjallë në kampet e Sirisë. Fshati Leshnicë, në vitin 2013 u kthye në qendrën kryesore të rekrutimit të të rinjve nga Pogradeci si luftëtarë për ISIS.

Shtëpia e Ervis Alinjit, 25 vjeçarit, që humbi jetën në 2013 në Siri, ndodhet në fund të fshatit Leshnicë të Pogradecit. Prindërit prej vitesh nuk kanë asnjë lajm nga i biri, por nuk pranojnë se ai është vrarë.

I riu iku nga shtëpia pa ju treguar prindërve se do shkonte në Siri. Babai akuzon Almir Dacin si organizator të rekrutimeve në fshat, ndërsa aludon se terroristi, që kërcënoi Ballkanin me video mesazh është gjallë dhe ndodhet në Turqi. Ngushëllim për prindërit e 25-vjeçarit mbetet vetëm kthimi i trupit nga Siria.

Pak kilometra larg nga Leshnica ndodhet fshati Rrëmenj, tre banorë të të cilit kanë mbetur të vrarë në Siri. Familjes së Mariglen Dervishllarit, ju është dashur të hapin dy herë dyert e mortit. Lajmi se Marigleni kishte humbur jetën nga leuçemia teksa ndodhej në Siri, nuk rezultoi i vërtetë dhe 25-vjeçari u kthye i plagosur në shtëpi. Pas disa muajsh kurim Marigleni u largua sërish drejt Sirisë, ku rezulton të ketë mbetur i vrarë.

Pas tij, në rrethana të paqarta, drejt Sirisë u nis edhe bashkëshortja e tij 16-vjeçare me djalin 2 vjeç. Prej 5 vitesh, familjarët e Mariglenit, të cilit i lindi edhe një djalë tjetër në Siri, nuk kanë marrë lajme nga nusja e djalit dhe dy nipërit.

Vetëm vitin e kaluar, strukturat shtetërore, u vunë në lëvizje,duke kërkuar të dhëna për personat që mund të jenë ende në kampet e luftës. Deri tani,asnjë prej tyre nuk ka mundur të kthehet, ndërsa informacionet zyrtare mungojnë.

Xhamia e fshatit, prej nga ku gjashtë vite më parë, imami Almir Daci, dërgoi drejt Sirisë dhjetëra persona, së bashku me familjet e tyre, sot frekuentohet nga pak besimtarë. Banorët e Leshnicës ende nuk kanë një shpjegim, për arsyet që i çuan të rinjtë të luftonin për Shtetin Islamik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat