"Minishengeni ballkanik, vendimmarrje personale"

Shqipëria

"Minishengeni ballkanik, vendimmarrje personale"

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 18:23
Edei Rama, Aleksander Vuçiq dhe Zoran Zaev

Vendimmarrje personale dhe e pa konsultuar me qytetarë dhe ekspertë është cilësuar firmosja e Minishengenit Ballkanik nga Kryeministri Edi Rama në Novi Sad të Serbisë.

Të organizuar në një tryezë mbi këtë çështje intelektualë dhe historianë thanë se lëvizja e kreut të qeverisë nuk duhet të bëhej pa pjesëmarrjen e Kosovës.

Aulon Kalaja: "Na u tha se do të bëhej një Minishengen për lëvizjen e lirë, por në këtë tyrezë nuk ishte shteti i Kosovës. U fol për heqjen e barrierave doganore, por nga ana tjetër kemi taksën 100%  që është në fuqi mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë"

Pjesëmarrësit lanë të hapur mundësinë për tryeza të tjera periodike apo edhe protesta për të shprehur kundërshtinë e tyre ndaj kësaj lëvizje të Kryeministrit Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat