Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, 1 i vdekur

Shqipëria

Aksident në autostradën Tiranë-Elbasan, 1 i vdekur

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 21:20
Foto ilustruese

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, në dalje të tunelit.

Sipas informacioneve të para shkak i aksidentit është parakalimi i gabuar i një prej automjeteve.

Nuk dihet ende identiteti i personit që ka humbur jetën.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat