Refuzimi i negociatave/ Djali i Sorosit: Europa ta pranojë që vuan nga Albanofobia

Shqipëria

Refuzimi i negociatave/ Djali i Sorosit: Europa ta pranojë që vuan nga Albanofobia

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 23:13
Aleksander Soros

“Poshtë sipërfaqes, gjallon një paragjykim dhe racizëm ndaj shqiptarëve etnikë në Europën Perëndimore, që nuk mund të mos shihet si faktor në refuzimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë V në Këshill”, kështu shkroi në Twitter, Alexander Soros, djali i filantropisit të njohur, themeluesit të Fondacionit të Shoqërisë së Hapur pas refuzimit që Shqipëria, por edhe Maqedonia e Veriut morën për negociatat në BE.

“Europa duhet të pranojë që vuan nga Albanofobia”, shkruan ai më tej, ndërkohë që statusit të tij i ka bashkangjitur reagimin e mëhershëm të komisionerit Johannes Hahn i cili shkruan: “Dhe vetëm për të qenë e qartë: # Përgjegjësia për këtë # dështim nuk është me vendet ???? shumë kush shpresonte me të drejtë për një vendim pozitiv. Ishte #EU ajo që dështoipër shkak të çështjeve të brendshme. Kjo dëmton besueshmërinë e # BE jo vetëm në #WB por edhe më gjerë.

Ngurrimi i rradhës i Bashkimit Europian për të filluar bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është kritikuar nga shumë figura të njohura europiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat