U masakrua 11 herë me thika para syve të nënës e motrës nga shqiptari, vdes pas 45 ditësh moldavja

Shqipëria

U masakrua 11 herë me thika para syve të nënës e motrës nga shqiptari, vdes pas 45 ditësh moldavja

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 10:10
33-vjeçarja u sulmua më 3 shtator nga Roland Bushi

Pas 45 ditësh agoni dhe gjashtë ndërhyrjeve kirurgjikale, 33-vjeçarja moldave Aliona Oleinic e cila u godit me thikë nga shqiptari Roland Bushi ka ndërruar jetë. 

33-vjeçarja u sulmua më 3 shtator nga Roland Bushi, 27 vjeç, ky i fundit tashmë ndodhet në burg pasi akuzohet për vrasje.

Aliona Oleinic i ishte nënshtruar dy ndërhyrjeve delikate dhe të gjata në spitalin Chieti pas njëmbëdhjetë plagëve me thikë që i kishte shkaktuar i riu shqiptar në banesën saj, në 3 shtatorin e kaluar, para syve të nënës dhe motrës. Pas ndërhyrjes së fundit, rreth fillimit të tetorit, gjendja e Alionas ishte përkeqësuar, aq shumë sa që ajo kishte kaluar një gjendje kome.

Ndërkohë shqiptari kishte rrëfyer në Polici se kishte goditur me thikë moldaven pasi kjo e fundit e kishte refuzuar. Shqiptari, i cili është në burg në Chieti, ka punuar një ditë si murator pa kontratë dhe i pranoi gabimet e tij, por tha se ai nuk kishte shkuar në shtëpinë e gruas së re për ta vrarë, por që të fliste me të. Por ajo nuk donte.

27-vjeçari tha se e kishte shkuar atë mëngjes në shtëpinë e vajzës, sepse ajo nuk i ishte përgjigjur në telefon me ditë të tëra dhe i kishte injoruar mesazhet e tij në mediat sociale. Sipas rrëfimit të djalit, të martën në mëngjesin e 3 shtatorit, para se të shkonte në punë ai do të kishte vendosur të shkonte në shtëpinë e Alionës. I gjendur sërish përballë refuzimit të gruas së re për të folur me të, ai vendosi të ngjitej mbi portë dhe të hynte brenda për ta vrarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat