Ambasadori britanik në zyrën e Bashës, pas kërkesës për zgjedhje të parakohshme

Shqipëria

Ambasadori britanik në zyrën e Bashës, pas kërkesës për zgjedhje të parakohshme

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 12:36
Duncan Norman

Rreth orës 12:00 ka mbërritur në selinë blu Duncan Norman, ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë. Gazetarja e Top Channel, Elda Menga raporton se Norman është duke zhvilluar aktualisht takimin me kryedemokratin Lulzim Basha.

Ky takim vjen vetëm pak minuta pasi Basha kërkoi zgjedhje të parakohshme, si reagim ndaj mos hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian.

Kryeopozitari kërkoi sot nga kryeministri Edi Rama që të ndjekë shembullin e Zoran Zaev në Maqedoninë e Veriut dhe duke e çuar vendin në zgjedhje të parakohshme, t’i kthejë mandatin popullit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat