Reforma zgjedhore brenda vitit, Rama: Nuk do presim opozitën, e kanë vendin bosh

Shqipëria

Reforma zgjedhore brenda vitit, Rama: Nuk do presim opozitën, e kanë vendin bosh

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 15:09
Edi Rama

Kërkesës së mikut të tij Lulzim Basha që Shqipëria të ketë një qeveri të re për të drejtuar procesin e negociatave, kryeministri Edi Rama i ka dhënë një “JO”, të prerë madje e ka akuzuar kryedemokratin, se punoi në drejtim të kundërt me interesin kombëtar për ti çelur negociatat me BE.

“E çfarë duhet të them unë me këtë rast?! Këtu nuk ka asgjë të re! Ata kanë punuar shumë fort dhe nuk kanë lënë gur pa luajtur për të dështuar procesin. Nuk ia kanë dalë sepse ne kemi arritur të kapërcejmë pengesat e ngritura artificialisht, në gjashtë muajt e parë të vitit, duke marre mbështetjen e fuqishme të Kancelares dhe të Gjermanisë. Në këtë pikë nuk besoj se ne këtu apo ata në Maqedoninë e Veriut kanë më shumë në dorë se sa të bëjmë detyrat e shtëpisë”, ka thënë Rama.

Pjesë e diskutimeve në kryesinë e PS ishe edhe mosmarrja e vendimit për të çelur negociatat.

“Në ditët në vijim unë kam një sërë komunikimesh të përcaktuara në agjendë me presidentin e Francës dhe me një sërë drejtuesish të tjerë të vendeve anëtare për të kuptuar ecurinë e mëtejshme të procesit. Nga ana tjetër, pa diskutim në aspektin praktik, ne jemi të qartë duhet të vazhdojmë çdo ditë punën sepse edhe nëse do të kishim marrë një “Po” të shumëpritur dhe të merituar disa ditë më parë, detyrat janë po ato që janë edhe pa atë “Po””, tha Rama.

Dhjetori premtoi kryeministri Edi Rama do ta gjej Shqipërinë me një reformë të re zgjedhore me ose pa kontributin e PD.

“Reformën zgjedhore do ta bëjmë me të gjithë ata që duan të marrin pjesë në proces dhe do ta votojmë – sikundër përcaktohet edhe në pikën përkatëse të parlamentit gjerman – në parlament dhe në parlament në dijeninë time ka një opozitë e cila është e përfshirë në komisionin e reformës zgjedhore, ku ka dhe një karrige bosh për miqtë tanë të opozitës jashtë parlamentare dhe është në të drejtën e tyre të ulen apo të mos ulen në atë karrige. Por ne nuk do të presim dhe brenda këtij viti do të miratojmë reformën zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR”, shprehet Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat