Përse Franca thotë “Jo”? Analiza: Parisi po rrëzon angazhimin 20 vjeçar të BE

Shqipëria

Përse Franca thotë “Jo”? Analiza: Parisi po rrëzon angazhimin 20 vjeçar të BE

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 16:08
Foto

Refuzimi i pandershëm i Francës për të shprehur politikën e saj të vërtetë – që është mungesa e dëshirës për ta parë Bashkimin Europian të zgjerohet, po dëmton besueshmërinë e bllokut, dhe perspektivat demokratike të Ballkanit, thotë Jasmin Mujanovic në një shkrim të publikuar nga Birn.

E kaluam një herë këtë situatë, kujton ai; qershorin e 2018-tës, kur qeveria reformiste e Maqedonisë së Veriut kishte bërë përpjekje të mëdha drejt kthimit të vendit në një rrugë të mirëfilltë Euro-Atlantike – më e pakta me inicijimin e Marrëveshjes së emrit me Greqinë, Franca, Hollanda dhe Danimarka thanë: ” Jo, Shkupi nuk ka bërë sa duhet për të merituar hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE, dhe as Shqipëria.

“Teknikisht, ajo që Franca u tha maqedonasve dhe shqiptarëve ishte “mbase vitin tjetër”, kur në fakt, ishte një “jo e thatë“, shprehet eksperti. Tani, një vit më vonë, Parisi nuk ka lëvizur asnjë grimë nga pozicioni i tij dhe I bllokoi sërish përpjekjet e të dy vendeve. Presidenti Emmanuel Macron, pavarësisht se çfarë kredencialesh liberale ka në Paris e Bruksel, është një kundërshtar i përkushtuar i zgjerimit të mëtejshëm në BE.

Si rezultat, ai është i gatshëm të heqë dorë jo vetëm angazhimet e BE-së për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, por edhe nderveprimet institucionale dhe politike prej gati dy dekadash mes BE dhe Ballkanit Perëndimor në tërësi, vazhdon Mujanovic.

Që prej samitit te Selanikut ne 2003-shin, çdo komisioner i Bashkimit Europian i ka thënë këtij rajoni se e ardhmja e tij është në BE. Tani Franca, një vend që mezi e ka ruajtur praninë diplomatike atje që prej viteve 90`, e që praktikisht është kthyer ne një vezhgues të painteresuar të politikave të Ballkanit, thotë sërish “jo“.

Mungesa e transparences dhe e ndershmërisë së Macronit në veçanti do të ushqejë një cikël të mbrapshtë në rajon, thotë analisti politik, i cili e ilustron këtë pohim me atë që po ndodh që tani me qeverinë e Zoran Zaevit në Shkup .

.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat