Diplomohen oficerët e rinj

Shqipëria

Diplomohen oficerët e rinj

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 16:18
Sandër Lleshaj

402 oficerë të rinj të policisë kriminale u diplomuan në një ceremoni të organizuar në oborrin e Ministrisë së Brendshme në Tiranë.

Drejtuesi i këtij dikasteri, Sandër Lleshaj në mesazhin drejtuar policëve të rinj i paralajmëroi ata që profesioni që kanë zgjedhur nuk do t'i bëjë ata të pasur.

Sandër Lleshaj: Ju keni filluar një karrierë, si kudo në botën demokratike nuk ju bën të pasur. Shërbimi që do kryeni nuk mund të shpërblehet me monedhat e zakonshme. Puna juaj shpërblehet me mirënjohjen e publikut, respekti, dinjiteti që shoqëron çdo orë dhe minutë të shërbimit ndaj publikut.

Ministri i Brendshëm njoftoi se në Akademinë e Policisë do të hapen programet e reja për rreth 600 të rinj e të reja, 60 prej të cilëve do të jenë përsëri nga radhët e studentëve të shkëlqyer që i kanë përfunduar studimet universitare në degë të përzgjedhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat