A do të dorëhiqet Edi Rama? Përgjigjet deputetja e Partisë Socialiste

Shqipëria

A do të dorëhiqet Edi Rama? Përgjigjet deputetja e Partisë Socialiste

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 19:45
Mimi Kodheli

Ditën e sotme në Top Talk me Denis Dyrnjanë ka qenë e ftuar deputetja e Partisë Socialiste Mimi Kodheli.

E pyetur nga gazetari Dyrnjaja se përse nuk jep dorëheqje Kryeministri Rama, ajo u shpreh:

Atëherë më lejoni të shpjegoj të paktën dy ose tre momente për të ju dhënë përgjigje sa më të plotë pyetjes suaj të drejtë.

E para: Maqedonia ka pasur një kusht mbi të gjitha kushtet, çështjen e emrit. Çështja e emrit ka qenë edhe viza, stafeta, flamuri i kryeministrit Zaev, pra ndryshimi i emrit sillte automatikisht hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut. Ndryshimi i emrit u realizua, hapja nuk u realizua.  Këto ishin një binom i pandarë, nuk ishte ky, nuk ekzistonte ky binom në rastin e Shqipërisë. Ndaj dhe në gjykimin e Kryeministrit Zaev, kjo ka qenë më shumë së sa e mirëpritur në vendin e tij lidhur me një veprim i cili rridhte pikërisht nga ky fakt.

Vijmë tek përgjigjja për opozitën, mendoj që në momentin që opozita kërkon një pushtet në tavolinë, e vështirë që do ta marri këtë pushtet. Jetojmë në një sistem, kemi vendosur të zhvillojmë një sistem i cili nuk përgjigjet marrjes së pushtetit në tavolinë. Sistemi i përgjigjet zhvillimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Dyrnjaja: Dorëheqja nuk nënkupton domosdoshmërish dhënien e pushtetit në tavolinë, nëqoftë se ju besoni që jeni mazhorancë, mund të rifitoni besimin e qytetarëve.

Kodheli: Dorëheqja ka të bëjë me moralin, ne po flasim për sistemin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat