Nesho: 9 pikat e Gjermanisë ishin kthim në zgjedhje të reja

Shqipëria

Nesho: 9 pikat e Gjermanisë ishin kthim në zgjedhje të reja

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 22:31
Agim Nesho

Ish-ambasadori Agim Neshi i ftuar në emisionin "360 Gradë" në RTV Ora tha se 9 pikat e Bundestagut gjerman ishin indicie për kthimin në zgjedhje të reja.

Agim Nesho: Problemi për mua është që ne na dha një shans Europa. 9 pikat e Gjermanisë ishin një disfatë shumë e madhe. Mbreti doli lakuriq duke i thënë që pranimi i 9 pikave tregoi që ky shtet është disfunksional. Ky regjim është jodemokratik, hibrid që nga dita në ditë po shkon shumë keq. Realizimi i 9 pikave është kthimi në zgjedhjet e reja. Na kanë bërë thirrje edhe me këtë mospranim edhe me gjithë tentativat e tjera që mund t'i negociojmë në bazë të kërkesave të kryeministrit Italian edhe gjermanët kanë rënë dakord që në pjesën e parë të 2020 të bëjnë diçka. Kjo është një ndihmë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat