Meta takohet me kryeministrin e Vietnamit, kërkohet heqja e taksimit të dyfishtë

Shqipëria

Meta takohet me kryeministrin e Vietnamit, kërkohet heqja e taksimit të dyfishtë

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 11:34
Ilir Meta dhe Nguyen Xuan Phuc

Shqipëria dhe Vietnami duhet të nënshkruajnë sa më parë marrëveshjen për heqjen e taksimit të dyfishtë dhe për nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve reciproke. Diskutimi është realizuar nga presidenti Ilir Meta dhe kryeministri vietnamez, Nguyen Xuan Phuc, të cilët ndodhen për vizitë në Tokio të Japonisë.

Meta ka vlerësuar marrëdhëniet e veçanta tradicionale mes Shqipërisë dhe Vietnamit, si dhe shprehu vullnetin e gadishmërinë për forcimin e tyre, në kontekstin e ri të zhvillimeve të të dy vendeve dhe objektivave për zhvillim të qëndrueshëm.

“Bashkëpunimi i ngushtë në organizatat ndërkombëtare, veçanërisht në kuadër të OKB-së, rritja e shkëmbimeve ekonomiko-tregtare, përmirësimi i kuadrit ligjor reciprok, janë të rëndësishme për një dinamikë të re në marrëdhëniet midis dy vendeve”, – nënvizoi Presidenti Meta gjatë takimit me Kryeministrin e Vietnamit..

Kryeministri Nguyen Xuan Phuc i konfirmoi Presidentit Meta ftesën zyrtare të Presidentit të Vietnamit për një vizitë shtetërore me qëllim gjallërimin e marrëdhënieve midis dy vendeve tona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat