Detaje të reja/ Grabitja me armë e zyrës postare, ç’ndodhi mesditën e sotme në Fushë-Bulqizë

Shqipëria

Detaje të reja/ Grabitja me armë e zyrës postare, ç’ndodhi mesditën e sotme në Fushë-Bulqizë

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 13:01
Foto

Disa minuta më parë, zyra postare në Fushë-Bulqizë u grabit nën kërcënimin e armës.

Korrespondenti i Top Channel- it mëson se sipas dëshmitarëve ka qenë një person i maskuar dhe me armë kallashnikov, i cili ka gjuajtur fillimisht në ajër.

Më pas, agresori është futur me forcë duke thyer derën e zyrës postare. Dyshohet se shuma e grabitur kap shifrën 5 milionë lekë. Ngjarja në fjalë ka ndodhur sapo makina e postës ka dorëzuar lekët e pensioneve.

Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policore.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat