KLP mblidhet të premten për SPAK

Shqipëria

KLP mblidhet të premten për SPAK

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 15:11
KLP

Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet të zhvillojë të premten mbledhjen për konstituimin e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, e njohur si SPAK.

Në mbledhje do të diskutohet për ngritjen e SPAK me formulën 8+2, 8 prokurore që kanë kaluar vettingun dhe 2 prokurorë të komanduar

Mbledhja ishte parashikuar të zhvillohej ditën e djeshme, por u shty pasi Besnik Cani nuk është njohur me materialet.

Ligji parashikon që anëtarët e KLP të njoftohen 7 ditë para për zhvillimin e mbledhjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat