Lançohet rrjeti “Edhe një”, Nikolla: Gratë dhe vajzat, edhe më shumë përfaqësim në Partinë Socialiste

Shqipëria

Lançohet rrjeti “Edhe një”, Nikolla: Gratë dhe vajzat, edhe më shumë përfaqësim në Partinë Socialiste

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 18:14
Lindita Nikolla

 U lançua sor rrjeti “Edhe një”, rrjeti i grave dhe vajzave këshilltare të Partisë Socialiste në gjithë Shqipërinë. “Ky rrjet do të punojë në mënyrë sistematike duke adresuar shumë probleme të grave dhe vajzave në komunitet me ambicje por dhe me ftesën e sinqertë që shumë të tjera gra dhe vajza të na bashkohen ne si pjesë e Partisë Socialiste”, deklaroi sekretarja për Burimet Njerëzore, Lindita Nikolla gjatë takimit me këshilltaret bashkiakë në kuadër të rrjetit “Edhe një” të Sekretariatit të Burimeve Njerëzore në Partinë Socialiste.

Nikolla tha se, “kemi shumë për të bërë në përfaqësimin e grave dhe vajzave në atë që është frymëmarrja e Partisë Socialiste që janë organizata socialiste. Në këtë drejtim për t’i bërë ato pjesë të vendimmarrjes politike ne kemi shumë për të bërë ndërkohë që lançimi i këtij rrjeti përkon dhe me vendimmarrjen e kryesisë së Partisë Socialiste për të mundësuar që në organizatat socialiste ne të kemi barazi në bashkëdrejtim duke qenë një zonjë dhe një zotëri drejtues të organizatës socialiste”.

“Do kemi pjesën e rrjetit në 61 bashki, në 12 qarqe dhe 9 nga ju 3 për secilin rajon për Shqipërinë e Veriut, e Mesme dhe atë të Jugut do të përbëjnë bordin e drejtimit të këtij rrjeti që do të marrë detyra dhe do të raportojë në sekretariatin e burimeve njerëzore dhe ky i fundit ka detyrën dhe përgjegjësinë për t’ju trajnuar, mbështetur dhe mundësuar që ne t’ia dalim mban ambicies tonë për të bashkuar edhe më shumë gra dhe vajza në rrugën tonë të ndryshimit të Shqipërisë. Rezultati i parë do jetë takimi ynë i radhës kur edhe 559 gra dhe vajza të tjera do jenë anëtaret e reja të Partisë Socialiste dhe kjo do ndodh para kongresit të janarit të Partisë Socialiste”, theksoi Nikolla.

Ajo shtoi se, “puna e rrjetit dhe ambicja jonë do të shkojë në çdo komunitet, por kemi zgjedhur të fillojmë tek ato komunitete ku gratë dhe vajzat janë të nën përfaqësuara në organizatat tona socialiste”.

“Ambicia jonë është që të kemi një portal kombëtar komunikimi të grave dhe vajzave, për punën që bëjnë për gratë dhe vajzat, për të dëgjuar dhe komunikuar dhe për t’i bërë pjesë të punës sonë zërin dhe idetë e tyre”, përfundoi Nikolla. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat