Kush përdor qese plastike pas 1 qershorit 2020, deri në 1 milion lekë gjobë

Shqipëria

Kush përdor qese plastike pas 1 qershorit 2020, deri në 1 milion lekë gjobë

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 18:31
Foto ilustrim

Qeveria shqiptare ka hedhur për konsultim disa amendamente në ligjin “Për disa shtesa në ligjin nr. 10463, datë 22.09.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar” që parashikon shtrëngime administrative për importuesit, prodhuesit e madhe edhe përdoruesit e qeseve plastike.

Në një prej amendamenteve thuhet: Çdo person, që hedh në treg, prodhon, importon, apo fut në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike mbajtëse, qese të lehta plastike mbajtëse, qese shumë të lehta plastike mbajtëse, si dhe qese plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme, sipas përcaktimit të pikës 3 të nenit 29, të këtij ligji, dënohet me gjobë, në vlerën nga 1 milion deri në 1 milion e gjysmë lekë.

Çdo person që përdor në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike mbajtëse, qese të lehta plastike mbajtëse, qese shumë të lehta plastike mbajtëse, si dhe qese plastike mbajtëse të oxo-degradueshme apo oxo-biodegradueshme, sipas përcaktimit të pikës 3 të nenit 29, të këtij ligji, dënohet me gjobë, në vlerën nga 30.000 deri në 100.000 lekë.

Projektligji parashikon dispozita kalimtare për afatin e nxjerrjes jashtë qarkullimit të qeseve plastike deri në datën 1 shkurt 2020/1 qershor 2020.

Mbetet e paqartë sesi do të aplikohen këto gjoba ndaj njerëzve në rrugë, përderisa qeset tashmë janë gjendje dhe duhet një kohë për t’i nxjerrë nga qarkullimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat