"Babai i Alvinit nuk ka pasur kontakt nga qeveria shqiptare"

Shqipëria

"Babai i Alvinit nuk ka pasur kontakt nga qeveria shqiptare"

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 22:19
Taulant Kopliku

Gazetari i programit "Le liene" Taulant Kopliku në një lidhje direkte për RTV Ora u shpreh se babai i Alvinit nuk ka pasur kontakt nga qeveria shqiptare.

Kopliku: Unë nuk kam asnjë informacion nga qeveria shqiptare, as unë as kolegët e mi, nuk kemi patur kontakt nga qeveria. Kemi patur kontekte nga shumë faktor, sot kemi patur edhe disa kontakte nga disa parlamentarë shqiptarë edhe nga qeveria italiane ka pasur lëvizje, telefonata dhe interesim ndërkohë që nga ajo shqiptarja nuk kemi patur asnjë informacion. Meqë do të isha sonte në dark në emision kam kontaktuar me babain e fëmijës me afrimin ku kam patur dhe një bisedë të gjatë me të, dhe gajtë bisedës e pyeta nëse ka patur kontakt nga qeveria shqiptare më është përgjigjur negativisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat