Piramidat, Berisha: Kisha të gjitha mekanizmat për të mbajtur karrigen time, por nuk e bëra

Shqipëria

Piramidat, Berisha: Kisha të gjitha mekanizmat për të mbajtur karrigen time, por nuk e bëra

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 23:44
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin “Tempora” tha se ka kërkuar falje për piramidat.

Ai tha se kishte mundësi të mbante karrigen e tij duke marrë para një pjese duke ia dhënë më pas atij që i kishte futur tek piramidat, por nuk mund ta bënte këtë sepse nuk kishte moralin.

Sali Berisha: Kam kërkuar të falur për piramidat, 20 herë, por kam bërë ëedhe tjetrën, kur Fatos Nano doli dhe u tha se do u kthejë një qindarkë u thash se nuk kthej asnjë qindarkë. Borxhi është i vjetër sa njeriu dhe një borxh që nuk e ke marrë nuk e njeh kurrë. I qëndrova kësaj sepse nuk gjeja moral që të mblidhja ty paret e tua unë dhe ti jepja këtij tjetërit që kishte futur në piramida. Unë nuk mund ta bëja këtë. I kisha të gjitha mekanizmat për të mbajtur karrigen time dhe për të paguar një nga një. Nuk kisha moralin për ta bërë një gjë të tillë dhe nuk e bëra dhe e mori pushtetin Fatos Nano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat