Bushati: Kush do ta mundë Edi Ramën? Ja si përgjigjet Berisha

Shqipëria

Bushati: Kush do ta mundë Edi Ramën? Ja si përgjigjet Berisha

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 23:45
Endira Bushati

Ish-anëtarja e Kryesisë së PD-së, Endira Bushati në një prononcim për emisionin “Tempora” tha se të gjitha vendimet që  po merren në PD janë të kreut të demokratëve, Lulzim Basha.

Endira Bushati: Sali Berisha e ka thënë disa herë që është tërhequr. Sigurisht është lideri historik, shpirtëror i demokratëve, por unë shoh që të gjitha vendimet janë të kryetarit aktual, të zotit Basha.  Në këtë kuptim edhe përgjegjësitë edhe vetë përgjegjësitë bien mbi vetë zotin Basha. Sigurisht që Berisha ka bërë disa herë thirrje për bashkim. Ka bërë thirrje edhe disa herë për analizën e humbjes së mbi 230 mijë votave në zgjedhjet e 2017. Personalisht nuk kam parë që asnjë nga këto thirrje të ketë marrë reflektim nga ana e liderit aktual të PD-së.

Bushati i ka adresuar edhe një pyetje ish-kryeministrit Berisha, duke kërkuar të dijë se kush do ta mundë Edi Ramën.

Endira Bushati: Sot shqiptarët po ikin. Nuk po ikin vetëm ata që nuk kanë mundësi ekonomike për të jetuar në Shqipëri, por ikin edhe ata që kanë një punë dhe kanë një mundësi ekonomike dhe kjo vjen për shkak se nuk shohin shpresë se mund ta ndryshojnë këtë qeveri, aq më tepër, që edhe në qoftëse ndryshohet mund të ketë një alteërnativë më të mirë se kjo qeveri. Kemi hyrë në vitin e 7 të qeverisë së Edi Ramës, kur kjo opozitë nuk frymëzon me këto veprime që ka bërëq me "Revolucionin" me djegien e mandateve dhe me mospjesëmarrjen në zgjedhje a ka më shpresë së diçka do ndryshojë dhe kush do ta mundë Edi Ramën.

Ish-kryeministri Berisha u përgjigj: “Unë mendoj se Edi Ramën do ta mundi opozita”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat