Anticikloni i Azoreve në Ballkan mban larg shirat

Shqipëria

Anticikloni i Azoreve në Ballkan mban larg shirat

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 07:16
Liqeni i Qafës së Pejës (Theth), tetor 2019

Gadishulli i Ballkanit  po vazhdon të jetë në aktivitetin e Anticiklonit të Azoreve i cili do të mbajë mot pa reshje në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë edhe gjatë kësaj jave.

23 tetor 2019 moti do mbetet të jetë në të njëjtat kushte klimaterike, pra moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi maksimale 6 m/sek në bregdet.

 Valëzimi i forcës 2 me lartësi vale 0,3- 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.

Temperaturat min dhe max: 

Zonat  malore  8/25°C 

Zonat e ulëta 10/29°C

Zonat bregdetare 13/28°C

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat