Procedohet 21 vjeçari, mbante armë sportive imituese

Shqipëria

Procedohet 21 vjeçari, mbante armë sportive imituese

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 10:02
Arma e sekuestruar

Një 21 vjeçar me iniciale K.N., banues në Lezhë, ka është proceduar penalisht nga policia.

Procedimi i këtij shtetasi u bë pasi në qytetin e Lezhës, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Audi”, brenda në çantën e tij të dorës iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë sportive imituese tip pistoletë, me një krëhër dhe një fishek.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat