Zbulimi i celulës terroriste, Rama dëboi ambasadorin e Iranit në Tiranë

Shqipëria

Zbulimi i celulës terroriste, Rama dëboi ambasadorin e Iranit në Tiranë

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 14:54
Golamhosein Mohamadnia dhe Edi Rama

Zbulimi i planit per sulm terrorist ne festen e Sulltan Novuzit dhe ndalimi i dy te huajve, qe u prezantuan si gazetare, u pasua me nje vendim te qeverise Rama, per dëbimin e ambasadorit të Iranit në Tiranë, Golamhosein Mohamadnia, dhe të shefit të Inteligjencës pranë kësaj përfaqësie diplomatike nga Shqipëria. Ata u shpallen “non grata” dhe vendimi u pershendet aso kohe nga SHBA dhe nga vete Donald Trump, mes nje letre te derguar kryeministrit Rama. 

Ne ate kohe, teksa jepte detaje, “Panorama” shkruante se vendimi i fortë i Kryeministrit Rama është marrë në konsultim të plotë me aleatët ndërkombëtarë.

Shkak për këtë vendimmarrje është bërë aktiviteti i tyre në kundërshtim me statusin e tyre diplomatik në Tiranë.

Ja cfare shkruante “Panorama” ne 20 dhjetor te vitit 2018, pikerisht per debimin e ambasadorit iranian 

Ishte një bashkëpunim mes shërbimeve shqiptare dhe atyre izraelite, ai që ka çuar në zbulimin e agjentëve, të cilët kishin planifikuar sulm diten e Novruzit dhe shkaktimin e një incidenti në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Izraelit, të zhvilluar disa muaj më parë.

Gjatë ndeshjes së zhvilluar në Shkodër, burimet policore informuan se kishte informacione se shtetasi Lavdrim Muhaxheri, në bashkëpunim me disa terroristë të tjerë, do të sulmonin me eksploziv kombëtaren izraelite. Në funksion të kësaj çështjeje, në vendin tonë janë arrestuar më shumë se 20 persona.

REAGIMET

Menjëherë pas vendimi të Kryeministrit Rama për të dëbuar nga Shqipëria ambasadorin iranian, Gholamhossein Mohammadnia, dhe ndihmësin e tij, ka reaguar Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, dhe këshilltari për Sigurinë i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Bolton. Që të dy zyrtarët e lartë amerikanë reaguan nëpërmjet profileve të tyre në rrjetin social “Twitter”.

I pari që reagoi ishte këshilltari për Sigurinë i Presidentit Trump, John Bolton, i cili ka shprehur mbështetjen për Vendimi i fortë i qeverisë shqiptare, i konsultuar me aleatët Shqipëria dëbon e shpall ‘non grata’ dy diplomatë iranianë Sekretari i Shtetit në SHBA: Përgëzoj Ramën për dëbimin e agjentëve Shqipëria ka dëbuar jashtë territorit të saj dhe ka shpallur si persona të padëshiruar dy diplomatë të Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit, përfshirë ambasadorin Gholamhossein Mohammadnia. Kryeministrin Edi Rama dhe popullin shqiptar në qëndresën kundër terrorizmit. Bolton shkroi se Kryeministri Edi Rama dëboi ambasadorin iranian, duke sinjalizuar liderët iranianë se nuk do të tolerohet mbështetja për terrorizmin.

Këshilltari i Trump shprehu fuqishëm mbështetjen dhe e quajti të rrezikshme sjelljen e Iranit në Europë e Botë. “Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sapo dëboi ambasadorin iranian, duke sinjalizuar liderët iranianë se mbështetja e tyre për terrorizmin nuk do të tolerohet. Ne jemi me Kryeministrin Rama dhe popullin shqiptar, teksa ngrihen kundër sjelljes së rrezikshme të Iranit në Europë dhe botë”, shkroi Bolton. Menjëherë pas këshilltarit për Sigurinë të Trump, ka reaguar edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo. Ai e ka përshëndetur vendimin e Shqipërisë për të dëbuar ambasadorin iranian në Tiranë si dhe një punonjës tjetër, pasi, sipas tij, komplotuan sulme terroriste në Shqipëri.

Përmes postimit në “Twitter”, Pompeo shprehu përgëzimet e vendimin e Kryeministrit Edi Rama, për dëbimin, duke shtuar se bota duhet të qëndrojë e bashkuar ndaj sanksioneve të Iranit në mënyrë që të ndryshojë sjellje. “Përgëzoj dëbimin nga Kryeministrit Edi Rama të dy agjentëve iranianë që komplotuan sulmet terroriste në Shqipëri. Shtetet europiane kanë penguar tri komplote iraniane vetëm këtë vit. Bota duhet të qëndrojë së bashku për të sanksionuar regjimin e Iranit në mënyrë që të ndryshojë sjelljen destruktive”, shkruan Pompeo në “Twitter”.

LETRA E TRUMP 

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka reaguar me nje leter ndaj vendimit te marre nga Qeveria shqiptare dhe kryeministri Rama per debimin e dy diplomateve iraniane, pas zbulimit se po komplotonin per akte terroriste ne Shqiperi.

Letra eshte bere publike nga ambasada amerikane ne Tirane, e cila thekson se SHBA e pergezon Qeverinë e Shqipërisë për arsye se ndërmori veprime kundër regjimit Iranian për komplotin e tij terrorist në tokën shqiptare, duke kërcënuar sigurinë evropiane.

Reagimi i SHBA

E përgëzojmë Qeverinë e Shqipërisë për arsye se ndërmori veprime kundër regjimit Iranian për komplotin e tij terrorist në tokën shqiptare, duke kërcënuar sigurinë evropiane.

Qeveria e Shqipërisë ka treguar udhëheqësi të vërtetë në përpjekjet tona të përbashkëta për t’i dërguar një mesazh të qartë Iranit se kryerja e veprimeve terroriste në Evropë, apo kudo tjetër, është e papranueshme dhe nuk do të tolerohet.

Ne qëndrojmë krah për krah me Shqipërinë, aleatin tonë në NATO dhe partnerin tonë strategjik.

Në vijim gjeni një letër të Presidentit Donald Trump në të cilën falënderohet Qeveria e Shqipërisë.

LETRA

“I dashur Z. Kryeministër: Faleminderit për përpjekjet tuaja të palëkundura duke iu kundërvënë Iranit dhe duke iu kundërpërgjigjur veprimeve e përpjekjeve të tij destabilizuese për t’u mbyllur gojën disidentëve anembanë globit. Udhëheqësia e treguar nga ju me dëbimin e Ambasadorit të Iranit nga vendi juaj është shembull i përpjekjeve tona të përbashkëta për t’i treguar qeverisë iraniane se veprimet e saj terroriste në Evropë dhe përreth botës do të kenë pasoja të rënda. Shqipëria ka qenë gjithmonë një mike e madhe e Shteteve të Bashkura dhe unë mirëpres rritjen e partneritetit tonë, ndërsa ballafaqohemi me çështjet e shumta të rëndësishme që të dy vendet tona hasin. Sinqerisht, Donald Trump”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat