Reforma zgjedhore/ Nesër në orën 09:30 ekspertët mblidhen tek selia e PD-së

Shqipëria

Reforma zgjedhore/ Nesër në orën 09:30 ekspertët mblidhen tek selia e PD-së

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 16:26
Ilustrim

Paralelisht me komisionin e reformës zgjedhore ekspertë të opozitës së bashkuar  do të mblidhen nesër në orën 9.30 në selinë blu. Burime pranë grupit të punës së ekspertëve opozitar bëjnë me dije për Top Channel se “opozita është thellësisht e angazhuar me Reformën Zgjedhore.

“Ne kemi bërë të qartë tek tryeza e organizuar nga OSBE që duam të japim kontributin tonë për reformën. Për këtë qëllim, nesër në orën 9.30, do të mblidhet grupi i punës së opozitës së bashkuar për reformën zgjedhore”.

Më herët numri dy i PD-së, Gazment Bardhi konfirmoi për Top Channel se: “opozita e bashkuar nuk do të dërgojë asnjë përfaqësues në komisionin jo-legjitim të reformës zgjedhore’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat